Më se 400 njerëz janë mbytur nga tymi toksik i zjarreve të fundit sezonale në Australi, derisa qindra të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e intoksikimit.
Në bazë të gjetjeve të një studimi, del se tymi i ka mbytur dhjetë herë më shumë njerëz, se sa vet zjarri që iu shkaktoi vdekjen 33 personave
Rreth 2,000 shtëpi janë djegur, derisa miliona kafshë kanë ngordhur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë një hapësirë prej 20 milionë hektarëve.
Vetëm Sydney ka pësuar për 81 ditë me radhë gjatë vitit të e kaluar, nga ajri i ndotur me tym, që shumë shpesh e mbulonte qiellin në tërësi dhe e errësonte ditën.
Ndotja e tymit që mbuloi Australinë për muaj me radhë gjatë krizës së zjarrit, shkaktoi 416 vdekje dhe mijëra njerëz u detyruan të shtrihen në spital, thuhet në hulumtimin e botuar në Gazetën Mjekësore të Australisë.
Studimi ka gjetur se tymi ishte përgjegjës për 1,124 pranime në spital të lidhura me pasoja kardiovaskulare, 2.027 pranime në spital të lidhura me frymëmarrjen dhe 1,305 pranime në dhomë të urgjencës të lidhura me astmën.
New South Wales ka pasur më së shumti të goditur nga tymi, sepse atje banorët janë detyruar të dalin nga shtëpitë dhe të qëndrojnë në ambiente të hapura, ku iu ekspozuan ajrit të ndotur.