Mike Tyson ka thënë se do të rikthehet në ringun e boksit në shtator, për t’u përballur me legjendën britanike dhe ish-rivalin e vet, Lennox Lewis.
Tyson, i cili vitin e kaluar iu rikthye boksit 15 vjet pas pensionimit, ka qenë në bisedime për një trilogji me një ish-rival tjetër, Evander Holyfield.
Por bisedimet mes tyre dështuan dhe Tyson duket të jetë i gatshëm tani për t’u përballur me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Lewis.
Duke folur për TMZ Sports, Tyson tha: “Do të luftoj me Lennox Leës në shtator”.
Lewis, kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës, e kishte nokautuar Tysonin në vitin 2002 në meçin e tyre të famshëm.
Pas fitores kundër Tysonit, Lewis luftoi për herë të fundit kundër të madhit Vitali Klitschko, dhe doli fitues, para se t’i varte në gozhdë dorëzat në vitin 2003.