Një person i cili ishte aksidentuar para një jave në fshatin Rastavicë të Deçanit ka ndërruar jetë në mesditën e djeshme në QKUK.
Aksidentet me fatalitet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër viktimë të aksidentit.
“Fsh. Rastavicë, Deçan 24.08.2018 – 14:40. Sot më 30.08.2018 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar që ishte duke u trajtuar pasi si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion