U aludua se ishin në lidhje, Kida sqaron raportin që ka me Mozzik

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Artistët e njohur Kida dhe Mozzik pak ditë më parë publikuan këngën e re “PP” (Paranoia, Pishmon), e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe përmban dy pjesë në një projekt.

Dyshja, të cilët sollën skena të veçanta në klip, edhe këtë herë befasuan fansat me paraqitjet e tyre atraktive.

Në skenat e zhvilluara në videoklip, ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin gjë që aluduan në një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë për raportin me Mozzik, Kida ka treguar në një intervistë të dhënë për emisionin “N.I.N”.

E njëjta thekson se tematika e këngës ishte e tillë dhe se e gjitha ishte bërë për të realizuar diçka më të veçantë.

“Mesazhi i jonë ka qenë përshkrimi i këngës e cila do të thotë e ka një temë pasi spot nuk kemi dashur të zhvillojmë veç skenë, por kemi pasur dëshirë me zhvillu një ngjarje edhe me shfaq një temë të këngës dhe ajo ka qenë me zhvillu diçka më të veçantë, më ndryshe. Nuk ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Kida.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme