Është identifikuar shqiptari i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu në Vercelli, në Veri të Italisë.
Mësohet se i arratisuri është Kristjan Mëhilli 27-vjeç, i cili është arrestuar në vitin 2019 si anëtar i bandës ‘Ice Eyews’.
Ky grup është akuzuar për një sërë grabitjesh të vilave në territorin Piemontez në Itali.
Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër po me origjinë shqiptare kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar.
Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.
Po ashtu ata janë ndihmuar edhe nga persona të jashtëm me litar brenda murit rrethues të burgut. Ka qenë Mëhilli ai që ka arritur të largohet, ndërsa personi tjetër është rrëzuar dhe ka thyer krahun, në këtë mënyrë është bllokuar nga rojet e burgut.
Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari njihet si një person i rrezikshëm.
Mediat italiane shkruajnë se Mëhilli u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Cesk Thani ishin shqiptarët e tjerë pjesë e bandës.