U bllokua për shkak të reshurave, lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit.

“Ju njoftojmë se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit,  rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc, e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt, drejtimi i Prishtinës është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme”.

“Lusim qytetarët, shoferët e automjeteve që të kenë në komunikacionim rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme