Projekti “One For All” sot përfundoi trajnimin e fundit në trajnimin e “Soft Skills (Aftësitë e Buta)”, të paraparë në Komunën e Shtërpcës, me këtë rast u çertifikuan pjesëmarrësit nga kjo komunë të cilët përfituan nga modulet e parapara nga programi i trajnimit.
Trajnimi “Soft Skills (Aftësitë e Buta)”, ka për qëllim që të aftësojë dhe të përgatisë këta të rinjë nga komuniteti shqiptar dhe serb për të pasur qasje më të lehtë për tregun e punës. Këta të rinj përpos që morën njohuri, poashtu patën mundësinë që të krijojnë komunikim mes vete dhe të krijojnë bashkëpunim edhe për aktivitete tjera rinore, mjedisore dhe të
avokojnë për procese të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Shtërpcës.
Në këtë trajnim morrën pjesë 20 pjesëmarrës po nga kjo komunë përfshirë të rinj nga zonat urbane dhe rurale. Projekti implementohet nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinor e Ferizajt me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ në kuadër të Programit YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional), ku si partner lokal të
projektit janë Komuna e Shtërpcës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe KVR Shtërpcë.
Dashurije Ahmeti, udhëheqëse e sektorit të Rinisë në Komunën e Ferizaj, theksoi se trajnimi është i fokusuar që të rinjtë të jenë më të përgaditur për tregun e punës, me një qasje proaktive ndaj një ideje dhe veprimi duke mundësuar që ideja të jetë praktike edhe në
fushën e ndërmarrësisë.
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, shtoi se Komuna e Shtërpcës është një prej qyteteve që më së miri mundëson që të rinjtë të jenë ndërrmarrës të suksesshëm dhe ky trajnim ju ka krijuar mundësinë që të krijoni idenë dhe konceptin tuaj për të zhvilluar si një ndërrmarrës i ri, duke e siguruar sado pak vetëpunësimin dhe krijimin e vendeve të reja të
punës!