U.D. Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka takuar Avokatin e Popullit Naim Çelaj.
Në takim, është diskutuar lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Republikës së Kosovës në aspektin e heqjes së kushtëzimeve kundërkushtetuese në procedurën e regjistrimit të mjeteve motorike.