U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i  shoqëruar nga Shefja e Sektorit të Sundimit të Ligjit, Margaret Belof, dhe Zyrtarja për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Ambasadën Britanike, Altina Besimi.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Ambasadori Hargreaves patën diskutime të hapura dhe produktive për tema të interesit të përbashkët, përfshirë këtu të arriturat, sfidat dhe përpjekjet për tejkalimin e tyre në funksion të konsolidimit institucional, si dhe impaktin pozitiv të cilin e kanë partnerët ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar në proceset brenda sistemit prokurorial.

Duke vlerësuar lartë rolin dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe të dhënë për institucionet e drejtësisë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe i ndërsjellë me Ambasadën Britanike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. 

Të ngjashme