U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 7 tetor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës z. Enver Peci si dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore lidhur me temat e interesit të përbashkët, veçmas për tejkalimin e sfidave, fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit si dhe administrimin e një drejtësie efektive.  

Të gjithë bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë angazhim dhe koordinim të shtuar në përmbushjen sa më efikase të përgjegjësive ligjore të institucioneve përkatëse.  

Të ngjashme