U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës,ka biseduar me disa prej patrullave policoretë rajonit të Gjilanit që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid 19.
Gjatë bashkëbisedimeve ministri Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në terren. Ai vuri në dukje se edhe në konceptet e përgjithshme të sigurisë në Evropë, prezenca e ekipeve policore në pika kryqe të menaxhimit të akseve rrugore, të qyteteve, ose ndryshe që quhen pika fragjile sidomos në këso situatash, ofron ndjenjën e besimit të qytetarët të cilët ndjehen tësigurtëpavarësishtçfarë veprimtarie ushtojnë.
Me këtë rast ministri Sveçla vlerësoi jashtëzakonisht ekipet në terren, për punën profesionale nëkoordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, ngasepavarësisht planeve profesionale që mund të hartohen në qendër, pa një zbatim që po ndodhë në terren nuk do të ishin këto rezultate që janë sipas planit për gatishmëri dhe reagim.
Zyrtarët policorë e njoftuan ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatëvlerësuan se pas disa sqarimeveqë po ju jepen edhe në terren, qytetarëtjanë duke treguar njëdisiplinë në zbatim tëudhëzimeve që janë duke iudhënë policia.