Policia e Kosovës bëri të ditur se shenjat e trafikut në fshatin Zllash të Prishtinës u dëmtuan
nga predhat e armëve. Me këtë rast, u gjetën 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.
“Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.