“U detyrova, po humbisja gjyqin”, flet autori i vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Është zbardhur dëshmia e autorit të krimit brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Siç raporton Abc News, Gjon Shkambi ka thënë:

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”.

Këtë dëshmi, i dyshuari e ka dhënë në Komisariatin numër 1.

Pos viktimës Astrit Kalaja, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë e që raportohet se janë babë e bir, njëri prej tyre avokat.

Të ngjashme