U diagnostifikua me kancer, Camila zbulon gjendjen shëndetësore të Mbretit Charles

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha Camilla ndau një përditësim mbi shëndetin e mbretit Charles të enjten gjatë angazhimit të saj të parë publik që kur u zbulua lajmi për diagnozën e tij të kancerit.

Madhëria e saj mori pjesë në një mbrëmje muzikore në Katedralen e Salisburit për të festuar punën e organizatave bamirëse lokale.

Duke folur me Ben Abbott, një ndihmës i kujdesit kritik me ambulancën ajrore Wiltshire, Madhëria e Saj dha një përditësim mbi shëndetin e Mbretit.

Ajo tha: “Ai po ecën jashtëzakonisht mirë në këto rrethana, ai është shumë i prekur nga të gjitha letrat dhe mesazhet që publiku ka dërguar nga kudo, kjo është shumë suportuese.”

Lajmin se mbreti është diagnostikuar me kancer e bëri të ditur Pallati Buckingham me një deklaratë që u shpërnda në kanalet zyrtare të mediave sociale për Mbretin të hënën në mbrëmje.

Ndërsa Buckingham Palace nuk e kanë konfirmuar llojin, ata kanë thënë se nuk është kancer i prostatës.

Të ngjashme