Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
E nga rrethi i tretë në garë do të futen edhe skuadrat e Ligës së Parë dhe ato të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjithsesi në rrethin e dytë do të ketë vetëm dy duele, pasi nga pesë skuadra sa janë pjesëmarrëse Opoja ka kaluar tutje pa lojë.
Në bazë të shortit, në rrethin e dytë takohen:
KEK-u – Prizreni
Behari – Shkëndija
Opoja kalon pa lojë në rrethin e tretë.
Ndeshjet zhvillohen të mërkurën më 19 tetor, duke filluar nga ora 13:00.