Një farmaciste 44-vjeçare e prekur nga Covid ka ndërruar jetë ditën e djeshme në pavionin e Infektivit në QSUT.
Sipas ABC News, dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare, që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.
Të infektuar kanë rezultuar edhe disa të afërm të tjerë të saj, të cilët nuk kanë pasur simptoma të rënda. Motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku është në intubim.
Nuk dihen detaje të tjera nëse 44-vjeçarja kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Përditësimi i shifrave në orën 16:00 nga Ministria e Shëndetësisë do japë më shumë detaje.