Emri i grimeres Sellma u lakua sot në portale për një koment të lënë tek vajza e Cecës, Anastasija.
‘Bukuroshe’ – ishte komenti në serbisht që shkaktoi iritim të madh në rrjete sociale duke bërë që të vlojnë reagimet.
Sidoqoftë, Sellma, grimerja më e suksesshme shqiptare ka folur duke dhënë versionin e saj përmes rrjetit social Instagram.
Ajo në InstaStory ka folur për këtë gjë duke sqaruar se faqja e saj menaxhohet nga disa persona dhe Sellma nuk e ka njohur Anastasijan.
Tutje, ajo ka folur edhe për origjinën e saj etnike dhe faktin që është 100 përqind pro taksës ndaj produktefve serbe dhe boshnjake.
Lexoni të plotë më poshtë reagimin e grimeres.