Një person ka vdekur në Qendrën Kryesore Spitalore të vendit, si pasojë e lëndimit në vendin e punës.
Rasti që nga policia po cilësohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës, kishte ndodhur me 16 mars në Ferizaj, dhe që nga atëherë tashmë i ndjeri kishte qëndruar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Policia bëri me dije të premtën se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.