Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ishte miratuar me një të mitur, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është kthyer tek prindërit e saj.
Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë / 28.09.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.