Rreth tre vite më parë ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj shumëvjeçar.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila në qershor të vitit 2018 u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ajo me këtë rast i ka bërë një dedikim duke përzgjedhur disa nga fotografitë e ceremonisë në Miami e po ashtu edhe fjalët më të bukura.
“Tri vite më parë, u martova me ty dashuria ime. Do të eci gjithmonë me ty”, ka shkruar ajo.
Të gjitha lajmet nga Aferdita Dreshaj
“Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”, vazhdoi Dreshaj në të tjerat postime.
Çifti ndërkaq u martuan në një ceremoni luksoze në Florida në praninë e miqve dhe familjarëve të tyre.
Ata këtë vit u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue.