Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, nën organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim të OJQ-së Developing Together, sot u mbajt debat publik me qytetarë për Banimin Social në Komunën e Rahovecit.
Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se komuna e Rahovecit, është në përfundim e sipër të një objekti për banim social dhe pas përfundimit të objektit, sigurisht që do të bëjmë njoftimin publik dhe më pas personat që aplikojnë dhe që i plotësojnë kushtet do të vendosen në atë objekt.
Dritan Tafallari, drejtor i OJQ-së Developing Together, i njoftoj qytetarët të cilët ishin të pranishëm në debat lidhur me Ligjin për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit cili trajton Banimin Social. Sipas tij qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave s dhe caktimi i mënyrës së sigurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare për zhvillimin e programeve të veçanta të banimit.
Drejtori Tafallari tha se sigurimi i banimit bëhet përmes financimit të programeve për ndërtimin e banesave nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilët japin me qira: banesat ekzistuese në pronësi të personave fizik apo juridik, të cilët mund të jepen me qira për familjet që posedojnë bonus të banimit: banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen për shfrytëzim në bazë të programeve të veçanta për banim. Ai tha poashtu se për shfrytëzimin e banesave lidhet kontrata me shkrim për qira, ndërmjet autoriteteve komunale dhe familjes përfituese. Shkëputja e kontratës së qerasë nga organi komunal bëhet kur: qiramarrësi ka bërë deklarim të rrejshëm për të ardhurat; qiramarrësi ka përfituar një banesë tjetër dhe nuk ka njoftuar organin kompetent komunal; qiramarrësi ia lëshon banesën me qira palës së tretë.
Komuna e Rahovecit dhe OJQ-së Developing Together do të bashkëpunojnë, që në të ardhmen të përgatitin planin tre vjeçar të banimit.