Në komunën e Suharekës është mbajtur takimi i sigurisë lokale që udhëhiqet nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka.
Në këtë takim që është i përjavshëm dhe raportohet për gjendjen e sigurisë në përgjithësi në Komunën e Suharekës, u fol për aktivitetet e javës siç janë: Dekorimi me medalje dhe mirënjohje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për Zjarrfikësit e Suharekës, e sjellur nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani si dhe dekorimi i qytetit nga nxënësit për festat e fundvitit.
Ndërsa nga Policia është raportuar se java në përgjithësi ka qenë e qetë, por me këto raste: 2 vjedhje, 2 aksidente trafiku, 1 sulm fizik, 1 vetëgjyqësi, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe vjedhje në tentativë, 1 shpërthim zjarri dhe 1 rast i organizimit të skemave piramidale si dhe vizitat nëpër shkolla.
Nga OSBE kanë raportuar se janë në mbyllje të aktiviteteve vjetore si Plane të Veprimit dhe Plane të Punës.
Ndërsa nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se të premten është ndërruar komanda në Pejë, kokteji i organizuar për festat e fundvitit si dhe vizitat në disa fshatra me motrën Johana dhe shpërndarja e revistës “FOR YOU”, nëpër shkolla.