U mbyllen fitneset, u lanë të hapura banjat termale

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i fundit i qeverisë për masat e reja kundër Covid-19 ka nxit reagimin e bizneseve. Ndër ta është edhe industria e fitnesit, e cila siç thonë përfaqësues të tyre, ishte industria më e penalizauar që nga fillimi i pandemisë.

Një vendim i tillë po quhet skandaloz, pasi në gjithë botën janë mbyllur banjat termale dhe jo fitneset, derisa në vendin tonë po ndodh e kundërta.

Kundërshti për vendimin ka shfaqur Fivestar Fitnes. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka kundërshtuar një vendim të tillë duke renditur arsyet.

Reagimi i plotë në Facebook:

Të Nderuar Anëtarë,

Institucionet Shtetërore sot morrën vendim që të mbyllen Palestrat e Fitnesit nga data 22 Janar deri më 4 Shkurt.

Fivestar Fitness ka mbështetur dhe ka respektuar çdo vendim të nxjerr nga këto Institucione për luftim dhe parandalim të COVID-19, që nga fillimi i Pandemisë. Mirëpo, një vendim si ky i sotmi mbetet skandaloz për Industrinë e Fitnesit, duke marr parasysh se jo vetëm se kemi qenë prej Industrive më të afektuara në Pandemi, globalisht, por kemi kontribuar aq shumë për vetëdijësimin e repektimit të masave, vaksinimit, informimit, në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit gjatë Pandemisë.

Të nderuar vendimmarrës,

  1. Të gjithë Anëtarët tanë janë të verifikuar në sistemin tonë, me vaksinim të plotë.
  2. I gjithë stafi jonë, janë me vaksinim të plotë.
  3. Palestrat tona janë inspektuar vazhdimisht, dhe gjatë inspektimit jo që nuk është verifiku ndonjë shkelje e masave, përkundrazi kemi pranuar me shkrim raporte ‘kënaqësie’ zyrtare nga Inspektorët gjatë kontrollave.
  4. Në Palestrat tona, në hapësira nga 1000m2 nuk është lejuar mbingrakimi i tyre duke limituar numrin e vizitorëve në të njëjtën kohë.
  5. Në Palestrat tona, me ventilimin e sofistikuar, është bërë ndrrimi i ajrit vazhdimisht.
  6. Palestrat janë dezinfektuar detajisht gjatë gjithë kohës.
  7. Çdo masë dhe rregull e marrë nga Institucionet është respektuar nga ana jonë.
  8. Fivestar Fitness ka qenë prej Bizneseve të para e cila ka bërë thirrje për vaksinim dhe ka mbështetur vaksinimin edhe në kohë kur Institucionet përkatëse as nuk kanë bërë kampanjë për vaksinim.
  9. Fivestar Fitness gjatë gjithë Pandemisë dhe mbylljeve që na janë bërë, pothuajse nuk ka marrë asnjë subvencionim nga Institucionet, as për rroga të 80 Punëtorëve e as për Qira; jemi kujdesur që stafi ynë asnjëherë mos të mbesin pa rroga edhe në muajt kur Palestrat kanë qenë mbyllur.

Të Nderuara Institucione, dhe të Nderuar Vendim marrës, Fivestar Fitness punëson 80 punëtorë me kontrata të rregullta, e të cilët presin përgjigjje se çka do të ndodh me rrogat e tyre gjatë kësaj periudhe të mbylljes.

Pyetjet tona për Ju, janë:

1. Si erdhi deri te ky vendim?

2. A është konsultuar ndonjë ekspert, se pse vetëm në Kosovë, Fitneset qenkan problem gjatë kësaj periudhe?

3. Cilat shtete u morrën si shembull? Përderisa në Evropë dhe Amerikë palestrat janë duke funksionuar për të vaksinuarit.

4. A është menduar si do të mbulohen rrogat e punëtorëve?

5. A është menduar si do të paguhen qiratë dhe të gjitha shpenzimet tjera të cilat do të shtohen gjatë mbylljes?

6. A është menduar se kush do të ju kompenzoj parapagimet anëtarëve të Palestrave të Fitnesit?

Shpresojmë dhe besojmë që në kohë shumë të shpejtë të bëhet ri shikimi i këtij vendimi skandaloz!

Fivestar Fitness

Të ngjashme