E kthyer në një nga këngëtaret më të përfolura, Enca di gjithmonë sesi t’i provokojë dhe t’i bëjë kuriozë fansat e saj. Haxhia na surprizoi të gjithëve dy ditë më parë pasi publikoi një foto me një djalë misterioz në krah, imazhin e të cilit e mbuloi me emoji-n e Babagjyshit.
Pas kësaj fotoje u zbulua edhe identiteti i tij! Ai ishte Xhonatan Islami, djali i Alket Islamit, i cili në të njëjtën kohë postoi në Instagram një foto të vetën… në të njëjtin vend, me të njëjtën veshje.
Të gjithë nisën të dyshonin se mes tyre kishte diçka më shumë se vetëm miqësi. Por ishte vetë Enca që hodhi poshtë zërat se mes tyre kishte nisur një romancë përmes një postimi në InstaStory, pasi shkroi se nuk është i vërtetë lajmi për lidhjen e tyre.
“Jeni të gjithë ujqër! Edhe kur të kem një të dashur, nuk do ta postoja KURRË në Instagram”, shkroi Enca. /iconstyle.al