Një ditë më parë, fansat e Sindi Locit aluduan se i kishte dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë. Shkak u bënë pikërisht disa postime në “Instastory” të ish-konkurrentes së “Për’puthen”.
Por duket se nuk është e vërtetë dhe menjëherë ka reaguar vetë Sindi. Teksa ka bërë një mini-intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ata e kanë pyetur nëse është e vërtetë se është ndarë nga i dashuri misterioz?
“Tema që doja të prekja, sepse shumë portale po flasin për këtë… JO! Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin… Story-t që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore.
Jeta e një njeriu nuk rrotullohet vetëm rreth dashurisë së partnerit. Story që i kisha bërë tag dhe mamasë sime ishte dedikuar për shoqërinë!”, ka shkruar Sindi, duke treguar se si qëndron e vërteta.