U ndalua shoferja serbe, prapa kishte mallra – Policia tregon çka konfiskoi në pikën kufitare me Serbinë

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të parandalimit me kontrabandë. Gjatë kontrollit në fshatin Stublinë, policia thotë se ka vërejtur lëvizje të dyshimta, si rrjedhojë ka ndalur një automjet të cilin e voziste një grua me shtetësi serbe, pas kontrollit janë konfiskuar një sërë gjërash.

Në automjetin e ndaluar bëhet me dije se kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme në sasi të mëdha, përfshirë pajisje elektronike, tekstil dhe produkte higjienike.

“Me datën 12.09.2024 gjatë vëzhgimit të brezit kufitar të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Stublinë zyrtarët policorë të angazhuar në plan operativ, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të personave dhe automjeteve në rrugë fushore ilegale që lidh dy fshatrat ndërkufitar Dobrosin-Stublinë”.

“Nga njësitet e angazhuara policore në fshatin e lartcekur është ndaluar automjeti i dyshuar me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte e dyshuara femër me shtetësi serbe, si dhe një pasagjer”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme