U ndërpre vazhdimi i 38-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raportion Ekonomia Online.
Vazhdimi i 38-të kishte rrjedhë më ndryshe , një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
I parapriu takimi i kryesuesit Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike.
“Të gjithë ishin të mendimit që seanca të ndërpritet dhe pas takimit të nesërm të ckatiar na Vetëvendosjes të vazhdojë më 29 qershor”, tha Dehari pas takimit në sallën e Kuvendit.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se “aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”.
Ai ka thënë se për këtë ka ftuar në takim krerët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend për të shtunën në orën 16:00.