Një grua ka raportuar në polici se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij
Rasti ka ndodhur mesditën e 24 marsit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ndërkohë në polici është lajmëruar të mërkurën më 25 mars, ku gruaja ka bërë të ditur se burri i saj kishte dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në Preshevë, mirëpo prej asaj dite më nuk kishte kontakte me familje.
Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se rasti është nën hetime.