U përdhunua para se të hidhej në rezervuar, dënohet me burg të përjetshëm një nga autorët e vrasjes së 52 vjeçares në Fier

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Fierit ka shpallur sot fajtorë tre autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt, më 6 janar të vitit 2020.

Gazetarja e “Panorama” raporton se gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Ervis Zotajn. Ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e mitur të përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.

Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.

Në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga “Panorama”, thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Në dëshminë e tij 16-vjeçari Sindi Shehaj ka treguar asokohe se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashash dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike.

Ai ka deklaruar se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku u gjet pas dy ditësh nga policia.

Të ngjashme