Kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja e njohur Arta Kabashi është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.
Së fundmi teksa ishte e ftuar në “E Diell”, ish-banorja e “BBVIP” ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me këtë çështje.
“Ka qarkulluar një lajm që je e lidhur me Blerim Destanin, a është kjo arsyeja që nuk je lidhur me Romeon?”, ishte pyetja që Ronaldo Sharka i drejtoi Arta Kabashit, e cila i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet që është e lidhur duke deklaruar se ajo është beqare.
Nga ana tjetër artistja trego se mes saj dhe Romeo Veshaj nuk ka pasur asgjë më shumë sesa shoqëri, sepse qëajo të tërheqet nga një mashkull ai dughet të jetë shumë më i pjekur se ajo.
“Nuk ka lidhje fare. Unë e kam përmendur edhe më parë që jam single dhe ai ka qenë një lajm i rremë. Unë e kam thënë që me Romeon nuk e kemi mentalitetin. Mua më duhet një mashkull shuë më i pjekur se unë që të jem e tërhequr nga ai.
Mua më duhet një mashkull shumë më i pjekur që unë të tërheqem nga ai. Aty brenda Romeo ka qenë një ndër personat që unë jam kënaqur dhe e kam konsideruar si shok të mirë, por nuk kam pasur tërheqje.”– tha Arta.