Miq, shokë, bashkëluftëtarë përkujtuan me pietet Heroin e Kosovës Ahmet Hoxha, i cili u vra në burgun e Dubravës nga forcat serbe.
Mbi varrin e Heroit Ahmet Hoxha u vendosën kurora të freskëta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.
Duke kujtuar personalitetin atdhetar dhe ushtarak të Ahmet Hoxhës, bashkëluftëtari i tij , Skender Ferizi, u shpreh se Ahmet Hoxha është njëri nga çlirimtarët e parë në Kosovë, duke qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Sali Çekajt etj.
Ahmet Hoxha ka qenë njëri nga pjesëtarët e grupit të parë që kreu ushtrimet në Surrel të Shqipërisë.
Homazhe për Ahmet Hoxhën organizuan edhe nxënësit e njërës nga shkollat më të mëdha në Ferizaj, që mban emrin e këtij heroi.