U përplas me veturë në shtyllën e betonit, lëndohet rëndë shoferi

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti në fshatin Qupevë të Klinës.

Policia njofton se vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të ngjashme