U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete shqiptari 56 vjeçar në Austri

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Pa shenja jete është gjetur trupi i Agim Nuredinit, 56 vjeçarit, nga fshati Raincë i Komunës së Preshevës, i cili ishte raportuar i zhdukur në qytetin Wels të Austrisë, që prej disa ditësh.

Sipas autoriteteve austriake, trupi i tij u gjet në një zonë pranë Rrugës Shtetërore 2132, në Hundsdorf.

Zbulimi u bë nga një kalimtar i rastit, i cili më pas lajmëroi shërbimet emergjente.

Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Passau.

Nga të dhënat e deritanishme, autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka elemente që tregojnë për përfshirje të dhunës apo ndonjë veprim të kundërligjshëm.

Të ngjashme