Gjatë mbrëmjes së shtunës rreth orës 19:30 është raportuar se një lokal në Prishtinē më saktësisht në rrugën “Simin Shiroka”, një lokal është përfshirë nga zjarret, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në njoftim ai tha se Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka njoftuar menjëherë Zjarrfikësat për ta lokalizuar zjarrin.
Tutje Borovci tha se për shkaqe sigurie janë evakuuar banorët përreth vendit të ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveq dëmeve materiale.
Ndërkaq, policia në koorndinim me prokurorinë e shtetit ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave që kanë çuar deri tek kjo ngjarje.
“Rreth orës 19:30, është pranuar informata se në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për Ekonomia Online.