U raportua se është arrestuar Abdixhiku, Rukiqi: Fushatë e egër, e mbushur me fake news është vënë kundër LDK-së dhe liderit të saj

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se është bërë një fushatë me dezinformata ndaj LDK-së.

Rukiqi në një postim në Facebook, e cilësoi si luftë hibride dhe bëri thirrje për hetim nga organet e rendit.

“Një fushatë e egër, e mbushur me fake news të përgatitura me inteligjencë artificiale, është vënë në lëvizje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj. Kjo është një luftë hibride, që kërkon hetim urgjent nga organet e rendit. Nuk po cenohet vetëm demokracia, por pio cenohet edhe siguria personale e anëtarëve të LDK-së”, ka shkruar ai.

Të ngjashme