U raportua se i kërkoi Ukrainës të dorëzohet para kërkesave ruse, reagon Izraeli

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët izraelitë kanë hedhur poshtë raportimet e mediave se Izraeli i ka kërkuar Ukrainës “të dorëzohet” ndaj kërkesave ruse gjatë negociatave.

Izraeli është përfshirë në përpjekjet për tentim të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Kryeministri i tij, Naftali Bennett ka udhëtuar në Moskë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin të shtunën e kaluar, dhe ka biseduar përmes telefonit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në disa raportime të mediave është sugjeruar se Bennett ka tentuar të shtyjë Ukrainën që t’ua vë veshin kushteve ruse për dhënie fund të luftës.

Mirëpo një zyrtar i lartë izraelit kanë thënë se raportimet janë “të rreme”.

“Bennett nuk i ka treguar kurrë Zelenskyt si të veprojë, dhe as nuk synon diçka të tillë”, ka thënë ky zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në fakt, “Izraeli është duke sugjeruar se Rusia duhet t’i vlerësojë ngjarjet në mënyrë në adekute”, ka thënë këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, përmes një postimi në Twitter.

Të ngjashme