Po flitet prej ditësh për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku interpreton edhe Sara.
Orët e fundit sakaq, qarkulloi një lajm sipas të cilit këngëtari e ka hequr partneren e rij edhe nga Instagrami. Megjithatë, duket se në fakt, ai vazhdon ta ndjekë Sarën.
Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara iu përgjigj me herët në një intervistë për “T7”. “Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.” “Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha ajo.
Sara nuk ka reaguar ndaj lajmit të Instagramit, ndërsa po qendron sakaq, në vendlindjen e Ledrit në Prishtinë, ku shihet pranë vajzës së saj dhe mbetet tejet aktive në rrjetet sociale, ku vazhdon të ndajë momente të ndryshme nga jeta e vet.