U raportuan se ishin të ndarë, Besa Gashi shihet në varrimin e Albert Krasniqit bashkë me vajzën

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-gruaja e Albert Krasniqit, Besa Gashi së bashku me vajzën kanë shkuar sot në varrimin e të ndjerit, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

Në media është raportuar se dyshja ishin ndarë që një kohë e kjo po raportohet të jetë arsyeja se pse kanë filluar telashet në familjen Krasniqi

Albert Krasniqi humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Një plumb i hedhur mbi trupin e tij bëri që i njëjti të mos arrij t’i bëjë ballë lëndimit trupor.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet mjekësore, teksa disa orë më vonë trupi i tij u dërgua në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Të ngjashme