U raportuan si të vjedhura, gjenden para dhe ari me vlere rreth 33 mijë euro

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Gjendet para dhe ari me vlere rreth 33 mijë euro, të raportuara si të vjedhura në Kushnin të Hasit- Prizren, raporton Ekonomiaonline.

Me date 16.02.2023, një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren kishte raportuar një rast vjedhje që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje me date 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në toke, në oborrin e tij dy “teglla” (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë). Pasi që është kthyer nga Bosnja me datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumen e parave që i kishte groposur, por përveç një ene me stoli ari që e ka gjete, sipas tij, mungonte ena tjetër me para ( 26.000 euro), thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti nuk është hapur menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin.

Ndërsa me date 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka shkuar përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një fqinjë i tij, të cilën ai para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij.
I dyshuarit , i cili pranon se gjate kohës sa ankuesi kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes.

Po ashtu në lidhje me rastin siq thuhet në njoftimin e policisë dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “ vjedhja e rende” , të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt.

Me datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që edhe një here ka kontrolluar vendin e ka gjete edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme