Në kuadër të realizimit të Ushtrimit ,,Silver Sabre 2018-1” sot në kazermën ,,Evropianët e rinjë’’ në Pomozotin u realizua ,,Dita Profesionale” ku pjesëmarrës ishin shumë studentë nga kolegji ,AAB” , Universiteti Amerikan (AUK), Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës), dhe pjesëmarrës Akademia e Kosovës për Siguri Publike.
Ushtrimi ,,Silver Sabre 2018” është ushtrim i organizuar nga KFOR-i dhe organizohet dy herë në vit, dhe qëllimi i këtij ushtrimi është bashkëpunimi dhe koordinimi në nivel sa më të lartë me Organizatat e Sigurisë që veprojnë në Kosovë dhe ruajtjes së aftësive në standardin më të mirë të mundshëm.
FSK është pjesë e këtij ushtrimi nga faza përgatitore e deri në ekzekutim, pjesë e këtij ushtrimi janë Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
Sot, sipas planifikimit është realizuar ,,Dita Profesionale” ku të pranishëm kanë qenë ,Zëvendës Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Xhevahir Geci, Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csomboc, Sekretari i këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Tërdeva, oficerë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të lartpërmendura .
Zotëri Tërdeva në fjalën e tij theksoi se: ,,ky ushtrim është i llojit të veçantë për shumë arsye, përmasat e shtrirjes së ushtrimit ,përfshirja e të gjithë akterëve lokal, qendrorë e ndërkombëtarë, përfshirja e këshillit të sigurisë së Kosovës përmes organeve të saj mbështetëse sipas mandatit kushtetues”
Prandaj një rast i tillë vlerësohet lartë nga të gjitha strukturat e sigurisë, dhe është një rast i mirë nga i cili do të bëhen vlerësime adekuate për secilën pjesë dhe për secilin institucion pjesëmarrës në ushtrim, e që Këshillit të Sigurisë së Kosovës do t`i pet mundësia e rekomandimeve për të gjitha strukturat e sigurisë.
Në fjalën e tij, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Xhevahir Geci theksoi ,,Ky ushtrim ka për qëllim ngritjen e ndërveprueshmërisë me institucionet tjera, demonstrimi i kapaciteteve të FSK-së, aftësinë për të operuar në një ambient shumëkombësh, kuptimin e procedurave të veprimit të institucioneve tjera si dhe zhvillimin e masave që mbështesin ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve emergjente dhe të sigurisë në situata reale që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ky ushtrim është i bazuar në Planin e Reagimit Kombëtarë me anë të cilit testohen kapacitetet intervenuese të reaguesve të parë, të dytë dhe të tretë në Republikën e Kosovës. Ushtrimi ,,Silver Sabre 2018” ka bërë të mundur që të ketë një koordinim më të mirë për reagime në situata reale emergjente të cilat mund të ndodhin në të ardhmen.
Prandaj është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit të FSK-së me institucionet tjera. Andaj, Forca e Sigurisë së Kosovës falënderon KFOR-in dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të tjera pjesëmarrëse në këtë ushtrim për angazhimin dhe punën e bërë në përgjigje të situatave emergjente.
Zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csomboc i cili është Drejtor i Ushtrimit ,,Silver Sabre2018” në fjalën e tij tha se ky ushtrim ofron mundësi dhe një platformë efektive që të mbledhë të gjithë akterët relevantë dhe organizatat përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, qëllimi është që të trajnoi komandantët dhe stafin tjetër të KFOR-it, EULEX-it, OSK-së, AME-së, PK-së, FSK-së, në komandim kontrolle dhe çështje të koordinimit që kanë të bëjnë me planifikim dhe ekzekutim të operacioneve në reagim ndaj fatkeqësive në Kosovë në përgjithësi dhe trazirave civile në kuadër të konceptit të reaguesit 1-rë,2-të dhe të 3-të.
Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të përcjellin për së afërmi inskenimit sipas planifikimit të mëhershëm dhe skenarëve të përgatitur nga ekipi i planifikimit ku pjesëmarrës në ushtrime ishin të gjitha agjencitë e sigurisë në Kosovë të udhëhequra nga niveli më i lartë i KFOR-it, Zëvendës Komandanti i KFOR-it që njëherit është edhe drejtor i ushtrimit.