Futbollisti kosovar u rikthye fundjavën që shkoi në ekipin e parë të Reimsit pas lëndimit që e la jashtë për plot nëntë muaj
Arbër Zeneli ndihet i lumtur që i dha fund periudhës së errët.
Ylli kosovar u rikthye fundjavën që shkoi duke luajtur me ekipin e parë të Reimsit, ndërsa një javë më parë kishte luajtur edhe për ekipin e rezervistëve.
Përfaqësuesi kosovar është entuziast dhe mezi pret ta rikthejë formën ideale.
Ai ishte lënduar rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar në ndeshje me Malin e Zi në Podgoricë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
“9 muaj që nga ndeshja ime e fundit dhe 8 muaj nga operimi. I vendosur ta shoh se çka do të sjellë e ardhmja”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale.
Futbollisti ofanziv luajti 5 minuta në ndeshje me Monacon fundjavën që shkoi.
25 vjeçari shpreson të jetë i gatshëm dhe në formë për ta ndihmuar edhe Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” në fund të këtij muaji.