Janë arrestuar dy te dyshuar në Gjakovë, njëri prej tyre i mitur, pasi kanë sulmuar dhe kanosur me thikë njëri-tjetrin.
Policia nga i dyshuari i mitur ka konfiskuar mjetin e mprehtë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar -njëri i mitur, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti kanë kanosur dhe sulmuar njëri-tjetrin. Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari i mitur kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet mprehtë-thikë”, thuhet në raportin e policisë.