Ka vdekur një person në Malishevë si pasojë e rrokullisjes me traktor.
Lëndime ka marr edhe një pasagjer që është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Malishevë 01.11.2023 – 13:50. Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka pësuar vet drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit kujdestar,trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.