U rrokullis me traktor, vdes një person në Zubin Potok

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një person raportohet se është rrokullisur me traktor në Zubin Potok.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se rasti i cili ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar ku dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme