U tha se Edi Rama do ta bëjë ministre, Vlora Çitaku publikon një fotografi nga Shqipëria

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Gazetari shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”. Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Çitaku, ndërkaq, ndoshta jo me shkas, përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se po qëndron në Shqipëri. Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.

May be an image of outdoors

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afwrt të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3”, ka shkruar Peka ndër tjerash.

Rama ka fituar zgjedhjet e përgjitshme parlamentare në Shqi[ëri, që u mbajtëm më 25 prill. Partia Socialiste e tij ka arritur ta fitojë edhe mandatin e tretë, duke pasur mundësi që ta formojë vetë Qeverinë e re shqiptare.

Të ngjashme