Xheisara Frisku ishte një nga banoret e “Big Brother VIP” që pati një rrugëtim të shkurtër brenda shtëpisë.
Së fundi në një intervistë në emisionin “FitStation”, ka rrëfyer mbi eksperiencën e saj në “BBV”.
Përtej kësaj ajo ka folur edhe për raportin me vëllaun e Donaldit, Romeo Veshajn.
Këngëtarja gjatë intervistës u shpreh se ruan shumë raporte të mira me një pjesë të madhe të banorëve, por që nuk mundet t’i takoj shpesh për shkak të angazhimeve të shumta.
‘’Të them të drejtën kam qëndruar me shumë prej tyre, pjesën më të madhe nuk është se i kam takuar shumë shpesh. Kjo është për faktin se kohën tim e kam shumë të redaktuar dhe të zënë, edhe jam duke u munduar të kap momentin tim. Nuk jam takuar shumë shpesh, por me të gjithë kam një marrdhënie shumë të mirë, i kam shumë xhan dhe i respektoj të gjithë. Me Monikë kam lënë një kafe pa pirë, kam takuar Arjolën, Elhajdin, Antonelën’’, tha ajo.
Në media u përfol se Xheisara ishte shkaktarja e ndarjes së ish çiftit Romeo Vesshaj dhe këngëtares, Jonida Maliqi.
Frisku tregoi se nuk ka pasur asnjë lloj raporti tjetër, përveç se miqësi me aktorin e humorit.
‘’Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpreh këngëtarja.
Ndër të tjera, ajo foli edhe për planet në karrierrën e saj ku tregoi se ka gati projektin e rradhës muzikor dhe se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të realizoj një bashkëpunim me këngëtaren, Aurela Gaçe.