Në videon që qarkulloi, Bledi Mane, që ishte organizator i koncertit, dëgjohej të paralajmëronte prindërit të kujdeseshin dhe kontrollonin fëmijët e tyre, përndryshe koncerti do të ndërpritej përfundimisht.
Megjithatë, Anxhela Peristeri e sqaroi vetë se si qëndronte puna:
“Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe ia hoqa që të mos vritej. Si gjithmonë lajmi është ekzagjeruar!”