Antoine Griezmann është transferi më i ri i Barcelonës, ku është blerë nga Atletico për 120 milionë euro.
Reprezentuesi francez është bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës. Me t’u zyrtarizuar te Barcelona, Griezmannit i është paraqitur problemi i parë.
Griezmann te Atletico ka mbajtur numrin 7 në fanellë, një numër i preferuar për të, por që të Barcelona mbahet nga Philippe Coutinho.
Dhe tërheqja e Coutinhos nga ky numër do të jetë diçka e vështirë, por që do të vendoset në ditët e ardhshme.