U vazhdohet me nga dy muaj paraburgimi secilit që është i përfshirë në vrasjen mes “Sekiraqëve” dhe “Capave”

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin pesë të dyshuarve për vrasjen e një personi më 1 shtator në lagjen “Aktash” të Prishtinës, për raste “Sekiraqët” dhe “Capat”.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka bërë të ditur se pesë të dyshuarit do t’u shtohet paraburgimi me nga dy muaj secilit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, tha Gashi për Klankosova.

Të dyshuarit janë në përburgim nga shtatori, në vendimin e atëhershëm të gjykatës thuhet: ” Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës”.

Të ngjashme