Ka nisur konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit, Milan Radojiçiq.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se konfiskimi është ende në proces.
Ai e konfirmoi edhe konfiskimin e villës së Radojçiqit në Zubin Potok.
Dje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.
Ajo bëri të ditur se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e kryeterroristit Milan Radojçiq.
“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka shkruar dje Haxhiu në Facebook./GE